Momenti kur shoferi sulmon qytetarët me veturë, 1 i vdekur dhe 19 të plagosur (Video)

Një person ka vdekur dhe 19 të tjerë janë plagosur kur një person sulmoi turmën e qytetarëve me veturë, të cilët po kundërshtonin një tubim të së djathtës ekstreme në qytetin Charlottesville të Virxhinias, njoftoi policia amerikane.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka dënuar dhunën dhe guvernatori i Virxhinias e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, raporton BBC.

E djathta ekstreme ka bërë thirrje për të protestuar kundër planeve për të hequr një statujë të një gjenerali, i cili kishte luftuar për konfederatën pro-skllavërisë gjatë Luftës Civile të SHBA-ve.

Përveç atyre që u plagosën në incidentin e makinave, Departamenti i Policisë së Charlottesville tha se 15 qyetarë të tjerë u plagosën në dhunën tjetër kundër marshimit të .

Një video e postuar në mediat sociale tregoi një makinë që po kalonte me shpejtësi në mes të turmës së njerëzve, tek të cilët dëgjoheshin britma të mëdha.

Zyrtarët policor njoftuan se vozitësi është arrestuar.