Modern Farmer: Vizitoni Shqipërinë në çdo stinë të vitit

Përmenden që nga Saranda e Butrinti, Vlora, Valbona, Berati, Korça dhe një vend i veçantë i kushtohet prodhimeve në fushat e Myzeqesë, kryesisht në ato të Lushnjes.
Modern Farmer i ka kushtuar turizmit shqiptar një shkrim të veçantë, ku përmend edhe bukuritë e vendit tonë. Në titullin “Albania Mania” blogu i njohur amerikan i bënë një ftesë interesante turistëve aventurierë për të vizituar Shqipërinë në çdo stinë të vitit.
Aty flitet për plazhet e bukura dhe detin e ngrohtë, për turizmin malor dhe aventurierët e rrjedhave lumore, për spelologët dhe zhytësit ujorë, për turizmin historik dhe kulturor, për kulinarinë e veçantë të gërshetuar midis orientit dhe gatimeve tradicionale, për mikpritjen dhe gojëdhënat.
Një vend të veçantë zë prodhimi bujqësor modern dhe turizmi i bazuar në këtë fushë. I gjithë shkrimi është ilustruar me foto të mara nga aspekte të ndryshme të zhvillimit në vendin, por kryesishtnga produktet bujqësore dhe atyre detare. Përmenden që nga Saranda e Butrinti, Vlora, Valbona, Berati, Korça dhe një vend i veçantë i kushtohet prodhimeve në fushat e Myzeqesë, kryesisht në ato të Lushnjes. /kultplus/
 
Loading...