Mjet shpërthyes në Sankovc të Drenasit (Foto)

Një person ka raportuar në polici se duke punuar në oborrin e shtëpisë në Sankovc të Drenasit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Loading...

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt./Drenicapress.info/