Mitrovicë, nesër fillon mësimi i rregullt i gjysmëvjetorit të dytë

 

Të hënën, më 05.01.2015, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Mitrovicës,  fillon mësimi i rregullt i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2014/2015.
Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Ajmane Barani, fillimisht shfrytëzon rastin që të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të Komunës, të ua uroj vitin e Ri 2015, duke ju
dëshiruar atyre suksese mësime e në punë dhe shëndet të mirë.
Drejtoresha Barani i njofton nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e nxënësve dhe të gjitha institucionet e arsimit, se gjatë pushimit dimëror, ajo dhe Drejtoria e saj, duke u mbështetur fuqishëm nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, kanë marrë të gjitha masat që të bëhen përgatitje sa më cilësore për fillimin e mbarë të mësimit edhe në gjysmëvjetorin e dytë.
“Me kënaqësi i njoftoj nxënësit dhe mësimdhënësit, se në të gjitha institucionet e arsimit në Komunën e Mitrovicës, duke filluar prej atyre parashkollore, pastaj në ato fillore dhe të mesme, janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin normal të mësimit.
Po ashtu, janë siguruar edhe kushtet tjera të nevojshme, e para së gjithash ngrohja, për zhvillimin normal të procesit mësimor në këtë sezonë”, ka thënë drejtoresha Barani.
Sipas saj, gjatë pushimit dimëror, janë tejkaluar edhe disa nga problmet e vogla që kishte nëpër disa shkolla, kështu që çdo gjë është e gatshme dhe në rregull për fillimin e mbarë të  mësimit në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2014/2015.
“Duke pas parasysh këtë që u tha më lartë, unë i ftoj nxënësit dhe arsimtarët që të hënën të jenë në vendet e tyre të mësimit, përkatësisht të punës, sipas orarit që është në fuqi nga gjysmëvjetori
i parë i këtij viti shkollor-mësimor. Uroj që ky gjysmëvjetor të jetë edhe më i suksesshëm se i pari, në mënyrë që nxënësit të mos kenë probleme me testin e maturës kombëtare dhe për vazhdimin e shkollimit të mëtutjeshëm”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha Barani.

 

 
Loading...