Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar për “grabitje”

Në mbrëmjen e datës 17 mars 2015, në Mitrovicë ishte raportuar rasti i veprës penale ‘grabitje’, ku sipas viktimës së rastit në dyqanin e tij që ndodhet në rrugën e “UÇK-së’’ dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kishin marrë një shumë të hollash prej 500 eurosh.

Sipas zëdhënsit të Policisë së Kosvës në Mitrovicë, Avni Zahiti, pas procedimit të vendit të ngjarjes nën autorizimin e prokurorit të rastit hetuesit policorë të sektorit të hetimeve rajonale në Mitrovicë kishin nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit.

Ecuria hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e njërit nga dy të dyshuarit, mashkull 17 vjeçar, i përkatësisë etnike shqiptar, banor i Mitrovicës, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të cilit është bërë dje me 19 maj 2015 në orët e pasdites në Mitrovicë.

I dyshuari u është nënshtruar procedurave intervistuese në prani të avokatit mbrojtës, ku pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

Rrjedha hetimore për veprën penale të ‘grabitjes’ do të vazhdojë edhe më tej drejt identifikimit dhe arrestimit edhe të personit tjetër të dyshuar.