Mitrovicë, aksident i rëndë me fatalitet

Sipas Policisë së Kosovës raportohet se një person shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën VW Sharan nga pakujdesia ka goditur një vajzë të mitur këmbësore e cila ka vdekur ne vend, transmeton Drenica Press.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Mitrovicës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se e njëjta ishte pa shenja jete. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës u lirohet familjareve ndërsa rasti shkon ne procedure te rregullt./DRENICAPRESS/

Lexo tjetër  Kadri Veseli dënon ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës