Mitrovicë, 70 mijë euro për ndriçimin publik të objekteve të kultit

 

Në kuadër të investimeve të kryera nga ekzekutivi i komunës së Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka realizuar edhe projektin i investimit në ndriçimin publik të objekteve fetare në Mitrovicë.
“Në fushën e realizimit të investimeve kapitale gjatë vitit 2014, një vend të konsiderueshëm e zënë edhe investimet  në fushën e energjisë. Kështu, sektori i energjisë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike ka investuar në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e ndriçimit publik në rrugët e qytetit shumën prej 70 mijë euro. Kjo shumë është investuar në ndriçimin publik të objekteve fetare”, tha drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Blerim Baruti.
Këto investime përfshijnë ndërtimin e rrjetit të ndriçimit publik të xhamisë “Isa Beg”, xhamisë në rrugën “Artim Jashari”, xhamisë në rrugën e Bairit, kishës katolike në Mitrovicë, kishës ortodokse serbe, si dhe brendinë e varrezave ortodokse dhe objekteve tjera që kanë pas  nevojë për ndriçim. Tash në qytetin e Mitrovicës ka 1948 ndriçues, që janë mbi 400 më shumë se sa kanë qenë qeverisjes  së kaluar.
Sipas Barutit ky investim është bërë pas kërkesës së parashtruar nga përfaqësuesit e këtyre objekteve të kultit, por edhe të qytetarëve që jetojnë dhe frekuentojnë këto objekte.

 

 
Loading...