Mitrovica shënon Ditën e Dëshmorëve

Sot nën patronatin e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, do të organizohen aktivitete të ndryshme kushtuar Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës.

Nga ora 10:00 bëhen homazhet dhe vendosja e kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Manifestimi kryesor, përkatësisht akademia, do të mbahet në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica”, duke filluar në ora 11:00.

Ndërkaq,  pronarët e bizneseve ftohen që në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorët, nga ora 10:00 deri në 11:00 të mbyllin  lokalet.

Për nder të 6 Qershorit- Ditës së Dëshmorëve të komunës, të mërkurën, qyteti do të stoliset me flamuj kombëtarë dhe shtetëror dhe në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Ditës së Dëshmorëve.

Lexo tjetër  Nurellari pas dëbimit të shtetasve turq: Orientimi gjeopolitik i yni mbetet i palëkundur