Mitrovica dhe Islamic Relief Malaysia, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot një delegacion të organizatës Islamic Relief Malaysia, kryesuar nga drejtori,  Zairulshahfuddin bin Zainal Abidin.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot një delegacion të organizatës Islamic Relief Malaysia, kryesuar nga drejtori,  Zairulshahfuddin bin Zainal Abidin.
Gjatë këtij takimi, është biseduar për gjendjen ekonomike në Mitrovicë, dhe mundësit për t’i dal në ndihmë popullatës së këtij qyteti, i cili për shkak të problemeve politike ende ballafaqohet me  një situatë të vështirë edhe në aspektin ekonomiko-social.
Kryetari Bahtiri, tha se ndihet i kënaqur për vizitën e këtij delegacioni, duke falënderuar mysafirët për ndihmat që kanë sjell në Kosovë, veçanti në Mitrovicë.
 “Ndihem i kënaqur që ju sot jeni këtu, dhe për këtë kam arsye, pasi që ju keni ndihmuar vendin tonë, prandaj dhe ju falënderoj për ndihmat që keni dhënë, të cilat janë të mirëseardhura dhe shumë të nevojshme. Duhet ta dini se Mitrovica si një qytet specifik, që ka shumë probleme, dhe jeta e qytetarëve është mjaftë e vështirë. Por falë ndihmës së organizatave të ndryshme, po mundohemi ta stabilizojmë gjendjen”, tha kryetari Bahtiri.
Zairulshahfuddin bin Zainal Abidin, tha se qëllimi i vizitës së tij në Mitrovicë dhe Kosovë, është që të shoh nga afër situatën në këtë vend dhe t’i bëjë shtetasit e tij të vetëdijshëm për gjendjen në Kosovë. “Kam marrë me vete edhe përfaqësues të televizionit malazias, në mënyrë që të bëjnë xhirime në këtë vend dhe ato t’i bëjnë publike për popullatën në vendin tim, pasi që shumë nga ta nuk janë të njohur me situatën këtu”, tha Abidin.
Drejtori i Drejtorisë Për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aiu, i njoftoj mysafirët me objektivat e komunës në fushën e zhvillimit ekonomik, duke shpreh gadishmërin për bashkëpunim me Islamic Relief Malaysia.
Po ashtu edhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Nexharije Islami-Pllana, prezantoj me pak fjalë gjendjen e shëndetësisë së Mitrovicës, dhe planet e drejtorisë për të ardhmen, ku parashihet edhe bashkëpunimi me organizatat e ndryshme. Në këtë kontekst, ajo tha se  shpreson se IRM, do të mund të jetë një nga ato organizata bashkëpunuese.
Drejtues të komunës dhe ata të Islamic Relief Malaysia, u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të ofrimit të ndihmës qytetarëve të kësaj komune.  Njëherit, kryetari Bahtiri dhe drejtori Abidin, këmbyen dhurata ndërmjet tyre.
 
Loading...