Mitrovica dhe IADK nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe Zenel Bunjaku, drejtor ekzekutiv i IADK-së, kanë nënshkruar të hënën me anë të së cilës janë pajtuar që të rregullojnë një bashkëpunim të afërt me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore për periudhën trevjeçare 2015-2018.
Në bazë të marrëveshjes, komuna në bashkëpunim me IADK-në, do t’i koordinoj investimet në sektorin e bujqësisë, do të bëjë bashkëfinancim në projektet e IADK-së, në investime direkte tek fermerët në këtë komunë, nga projektet e aprovuara nga donatorët – partnerët e IAKD-së përt vitin 2015.
Komuna do të angazhoj IADK-në në ofrimin e shërbimeve këshillimore për fermerët në sektorin e blegtorisë, hortikulturës, përpunimin shtëpiak të qumështit, pemëve dhe perimeve dhe trajnimet ekonomike për fermerë dhe projekte bashkëfinancuese. Ndërsa IADK do ju ofrojë fermerëve material  edukues dhe trajnues për fusha të ndryshme.
Komuna e Mitrovicës dhe IADK në marrëveshje zotohen që të mbështesin njëra-tjetrën në projektet që do të implementohen në komunën e Mitrovicës, bashkëfinancim, nëse gjendet mbështetje edhe nga donatorët e tjerë dhe angazhimin për përgatitjen e projekteve që janë në interes të fermerëve dhe komunës.
IADK duhet të raportoj dy herë në vit tek komuna e Mitrovicës për rezultatet e arritura nga aktivitetet dhe projektet e realizuara, ndërsa marrëveshja hyn në fuqi me nënshkrimin nga të dyja palët, në shkurt të këtij viti dhe zgjat  deri në  dhjetor të vitit 2018 .
 
Loading...