“Mitrofresh” dhe Komuna e Jinjus (Kore e Jugut) nënshkruajnë marrëveshje milionshe (foto)

 

Sot në Jinju, Kore Jugore, Mitrofresh dhe Komuna e Jinjus nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e tregtisë së pemëve dhe perimeve në vlerë prej 2.5 milion USD. “Mitrofresh” e cila drejtohet nga Valon Bahtiri, djali i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, për momentin është importuesi dhe distributori kryesor në Bashkimin Evropian për kërpudhat aziatike Eryngii që importohen nga Koreja, duke mbuluar mbi 80% të tregut.
E një fabrikë e tillë së shpejti pritet të hapet edhe në Mitrovicë, për prodhimin e kërpudhave aziatike të njohura me emrin “Eryngii”.