Misioni i Agronit, t’ia rikthejë shkëlqimin PTK-së dhe të Vala-s

 

Drejtori ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa, ka bërë të ditur në konferenncë për shtyp se misioni i tij është që t’ia rikthejë shkëlqimin e dikurshëm PTK-së.
“Vizioni im është që së pari të ndalim rënien dhe më pas të rikthehemi drejt trendit pozitiv duke rekuperuar dëmet nga dy procese të dështuara të privatizimit, të cilat, siç dihet u shoqëruan me bllokim investimesh dhe për rrjedhojë kompania pati një stagnim në afarizëm dhe në zhvillim teknologjik. Implementimi i suksesshëm i 3G dhe 4G, jam shumë i bindur se do të na rikthejë në pozitat dominante për shkak të kualitetit. Vala dhe Telekomi posedojnë tekonologji ndër më të mirat në regjion dhe më larg ”, bëri të ditur drejtori menaxhues Agron Mustafa duke paralajmëruar hyrjen serioze të PTK-së edhe në konkurrencën e IPTV-së.
Projekti më kapital për korporatën mbetet 3G dhe 4G, projekte këto që do të përfundojnë në fund të këtij muaji, të cilat do ta ngrisin zhvillimin e përgjithshëm të korporatës në nivelin më të lartë biznesor dhe strategjik në aspektin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.