Mishi i pulës nga furra: Drekë më e shijshme të cilën familja juaj do ta adhurojë!

Kuzhinierja e njohur Donna Hay zbulon recetën e mrekullueshme për mishin kërcëllues të pulës me trumzë, mustardë dhe mjaltë.

Përbërësit (për 4 persona):

▪ 1 lugë e vogël ekstrakt vaj virgjin ulliri,
▪ 4 kofshë pule me kaçikë (1 kg),
▪ kripë deti dhe piper të freskët të bluar të zi,
▪ 250 g proshutë të prerë hollë,
▪ 600 g patate, të prera përgjysmë
▪ 1 filxhan ajkë për zierje,
▪ ½ filxhani mustardë,
▪ 1 lugë e vogël mjaltë,
▪ 1 filxhan ujë,
▪ 6 degëza trumzë.

Përgatitja:

1. Ngroheni furrën në 200 gradë Celsius. Ngroheni vajin në temperaturë të lartë në tepsi apo në ndonjë enë që mund të vendosen në furrë. Qitni kripë, piper mishit të pulës, piqeni 4 minuta në secilën anë apo deri sa të skuqet. Hiqeni nga furra dhe lëreni anash.

2. Shtoni proshutën dhe patatet dhe zieni 6 minuta apo derisa të skuqen. Shtoni ajkën për zierje, mustardën, mjaltin dhe ujin në enë dhe pasi t’i përzieni mirë kthejeni mishin e pulës në enë. Kur të vlojë, mbuloni enën me kapak.

3. Futeni enën e mbuluar me kapak në furrë 10 minuta. Pastaj hiqjani kapakun dhe shtoni temjan dhe zieni edhe 10 minuta apo derisa të skuqet mishi i pulës, ndërkaq patatja të zihet tërësisht, transmeton Telegrafi.

Lexo tjetër  Kek me 4 përbërës