Mirlind Demaku: Ndaj Hajvalisë emocione të përziera, fitoren ia dedikuam çlirimtarëve

 

Sulmuesi i Ferronikelit, Mirlind Demaku, pati emocione të përziera në ndeshjen e fundit me Ferronikelin. Ai luante ndeshjen kryesore me Hajvalinë, por në anën tjetër mori edhe lajmin se babin e tij dhe axhallarët ishin dënuar me burg nga EULEX.

Në një prononcim për DrenicaPress, Demaku ka thënë se të mërkuren kishte emocione të përziera kur mori lajmin, por u motivuan edhe më shumë për t’ia dedikuar fitoren çlirimtarëve.

“Ne ishim të motivuar shumë për lojen me Hajvalinë, por në anen tjetër morëm lajmin e hidhur për babin dhe mixhallarët e mi, ndikoj pak në motivin tonë, por gjithsesi u motivum nga fakti që ata ishin të pafajshëm dhe ja dedikaum fitoren atyre”, ka thënë Demaku.

Ai ka thënë se dënimi është i padrejt dhe i papranueshëm, kur dihet se babai im ishte në shërbim të popullit.

“Dënimi është i pa drejt dhe i pa pranushem. Jam i sigurt se aktiviteti i babës tim ka qenë në shërbim të popullit dhe vendit tim”, ka shtuar Demaku.

I pyetur se a do të ketë ndikim kjo në lojën e tij, ai ka thënë se nuk do të ndikoj, ngase kemi një qëllim që të shpallemi kampion dhe këtë trofe t’ia dedikojmë çlirimtarëve.

“Sa i përket ndeshjeve në vazhdim nuk ka me ndiku në lojen e Ferroniklit. Jemi të sigurt në qëllimin tonë si ekip për tu bërë kampion i Kosoveë dhe t’ia dedikojmë çlirimtarëve. Deri këtu kemi arritur me punë dhe djersë dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në dy ndeshjet e fundit për titull”, ka përfunduar sulmuesi i KF Ferronikelit, Mirlind Demaku./DrenicaPress/