Minjtë ndërpresin mbledhjen e Kuvendit

Disa minjë kanë ndërprerë debatin parlamentar për aferën korruptive të naftës të kompanisë Petrobras në Brazilia të Brazilit dhe shkaktuan kaos ndër deputetët, rojat e sigurimit dhe gazetarët.

Disa minuta pasi në parlament u paraqit arkëtari i Partisë qeveritare, Partisë Laburiste, Zhoaoa Vacaria Neta, disa minj u lëshuan në tepih, në sallë, kanë thënë anëtarët e këshillit që po e hetojnë aferën e naftës.

Minjtë vrapuan nëpër tepihun e gjelbër dhe shkuan te Vacaria Neta i cili nuk reagoi në paraqitjen e tyre.

Deputetë kërkuan ndihmën e rojave dhe vetëm pas disa minutave vazhdoi mbledhja.

Partia qeveritare e akuzoi opozitën t’i kishte lëshuar minjtë, ndërsa ajo përgënjeshtroi akuzat.

Vacaria Neta akuzohet për fshehjen e më shumë se 1.2 milionë dollarë, të cilat partisë qeveritare ia kishte dhënë kompania Petrobras.