Ministri Yagcilar me iPhone, shkel vendimin e Qeverisë

Ministria e Administratës Publike (MAP), e cila udhëhiqet nga Mahir Yagcilar ka blerë telefona iPhone për stafin e tij, duke shkelur vendimin e qeverisë.

MAP këtë javë ka shpallur fituesin e tenderit për furnizim me telefona për nevoja e kësaj ministrie.

Ministria të cila udhëhiqet nga Yagcilar, do të shpenzojë plotë 4 680 euro për furnizim me telefona, raporton ORAinfo.

MAP në këtë tenderë ka shpërblyer kompaninë “Mobi Gega” për furnizim me telefona mobil.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se kompania e fituese do ta furnizojë këtë ministri me telefona të gjeneratës së fundit të Apple.

Këto blerje janë bërë në kundërshtim më vendimin e qeverisë e cila në fund të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të kursej 14.5 milionë euro, nga ndalja e blerjeve të veturave, blerja e kompjuterëve / laptopëve, telefonave mobil dhe pajisjeve të tjera të ngjashme.

Ndryshe, në këtë tenderë kanë aplikuar tri kompani dhe oferta më e shtrenjtë për furnizim me telefona ishte 5 130 euro.