Ministri suedez jep dorëheqje pas krahasimit të Izraelit me Gjermaninë naziste

Ministri i Strehimit në Suedi, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të pamjeve ku ai kishte krahasuar trajtimin e palestinezëve nga Izraeli me atë të hebrenjve nga nazistët.

Politikani kishte qenë i sulmuar së fundmi për lidhjet e tij të dyshuara me grupet neo-fashiste turke, transmeton Telegrafi.

Mehmet Kaplan, një politikan i profilit të lartë suedez me origjinë turke dhe anëtar i partisë së Gjelbër, shërbente si ministër i Strehimit dhe Zhvillimit Urban që nga viti 2014, deri në dorëheqjen e tij, të hënën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, dorëheqja e tij ka ardhur mes polemikave në rritje mbi lidhjet e tij të përfolura të afërta me grupet radikale turke islamike dhe intervistës së tij të vitit 2009, në të cilën ai thotë se “izraelitët trajtuan palestinezët në të njëjtën mënyrë në të cilën hebrenjtë janë trajtuar në Gjermani në vitet ’30-ta”.

Edhe pse deklarata në lidhje me politikat izraelite ndaj palestinezëve është bërë para se Kaplan të merrte detyrën, kryeministri suedez Stefan Lofven, nga Social Demokratët, tha se “vlerësimi i përgjithshëm është se Mehmet Kaplan nuk do të jetë në gjendje për të vepruar si një ministër “, ndërsa njoftonte dorëheqjen e tij nga qeveria.

 
Loading...