Ministri serb i mbrojtjes kërcënon Kosovën: E kemi ushtrinë gati

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj një deklaratë të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili i quajti Kosovë lindore vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës.

Vulin tha se nëse dikush përpiqet të cenojë stabilitetin në Serbi, ekziston Ushtria e Serbisë, dhe se “jemi mjaftueshëm të fuqishëm dhe të gatshëm”, për të ndalur këdo që do të cenonte paqen në shtet

Deklaratën në fjalë Haradinaj e bëri me rastin e përurimit të punimeve për austradën që Prishtinën me Gjilanin, ndërsa planifikohet të vazhdojë deri në pikën kufitare të Dheut të Bardh, që lidh Kosovën me Bujanovcin.

Me këtë rast Haradinaj tha se kjo autostradë do të shërbejë për të lidhur shqiptarët e Luginës së Preshevës me Kosovë.

Mirëpo, përdorimi i termit Kosovë lindore, ka nxitur reagimin e serbëve. Madje, Vulin e shfrytëzoi menjëherë për propagandë duke kërkuar nga BE’ja e NATO’ja të deklaroheshin nëse Haradinaj foli vetëm në emër të tij, apo e ka edhe përkrahjen e dikujt tjetër, duke aluduar kështu në shtetet perëndimore.

Lexo tjetër  Përkrahësit e Sami Lushtakut nuk i zë oda në Rezallë (FOTO)