Ministri Rikalo tregon se çfarë kanë punuar me Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, ka reaguar pas akuzave që i ishin bërë nga disa banorë të Prishtinë, të cilët thanë se ishin torturuar gjatë kohës së luftës nga ministri i ri serb.Rikalo tha se sot ka pasur jetë të qetë në Prishtinë dhe bashkëpunim me qytetarë e me politikanë të tanishëm si Albin Kurti, Shpend Ahmetin e Ilir Deda.

Ministri i Bujqësisë, i cili u deklarua sot pas shumë reagimesh ndaj tij, tha se në Prishtinë ka luajtur basketboll, ka studiuar dhe ka jetuar jetë të qetë duke i respektuar secilin fqinj shqiptarë.

Ai gjithashtu ka përmendur aktivitetet e tij pas luftës, duke përmendur bashkëpunimin e tij katër vjeqar si anëtar i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina.

Rikalo ka thënë se në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kaa marrë pjesë në themelimin e KAN-it.

“Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë. Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ma konvenuar, thuhet në komunikatën e ministrit të Bujqësisë. /Express/