Ministri Lluka viziton Komunën e Mitrovicës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot vizitoi Komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Në këtë takim, vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes së vitalizmit të “Trepçës” e cila do të bëhet lokomotivë e punësimit dhe zhvillimit ekonomik jo vetëm për Mitrovicën, por të gjithë vendin si dhe rreth realizimit të projektit për ngrohje të qytetit.

Kryetari Bahtiri kërkoi nga ministri Lluka, të përkrahet iniciativa rreth ngrohjes së qytetit, që të merret uji i cili vije nga minierat +50 grade celsius, që përmes gypave të barten deri në hyrje të qytetit, dhe nga aty të bëhet ngrohje e veçantë e cila do ta rrisë temperaturën deri në 80 gradë celsiusë, dhe pastaj të bëhet shpërndarja të të gjitha lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës. Të dy palët u dakorduan që menjëherë të behët fizibiliteti dhe një projekt detal, meqenëse mjetet për ketë projekt janë pothuajse të gatshme.

Ministri Lluka e ka njoftuar kryetarin Bahtiri për takimin e tij me minatorët e “Trepçës” ku theksoi se ka biseduar me ta lidhur me kërkesat e tyre dhe për mundësitë reale për ti realizuar ato.
Ndër te tjera ministri Lluka, ka thënë së gjatë muajit të ardhshëm do të behët shpallja e konkursit për Bord të Ndërmarrjes “Trepça”.

“Shumë shpejtë, do të themelohet Bordi i Ndërmarrjes “Trepça”, i cilido t’i hap rrugë zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj ndërmarrje, do të mundësoi hapjen e rrugëve që janë jetike për zhvillimin e ndërmarrjes dhe mirëqenies sociale të punëtorëve”, ka deklaruar Lluka gjatë takimit me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Njëkohësisht ata biseduan edhe për Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal, i cili aktualisht është thelluar në një krizë financiarë, me këtë rast ata kërkuan nga institucionet në nivel qendrore, që të sigurojnë mjete për të mbuluar shpenzimet e Veriut.
Kryetari Bahtiri dhe Ministri Lluka ofruan gatishmëri të plotë, për te bashkëpunuar për të mirën e zhvillimit ekonomik të vendit.