Ministri Kujtim Shala uron boksieren Donjeta Sadikun

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala, e përgëzon nënkampionen e botës në boks për të rinj, Donjeta Sadikun, për suksesin e arritur në Kampionatin Botëror që u mbajt në Tajvan.

Kjo fitore, është edhe një dëshmi, se Kosova ka sportistë të merituar dhe cilësor, ndaj hapja e rrugëve për ta, që të dëshmojnë vetën në arenën ndërkombëtare, është prioritet i yni, tha ministri Shala.

Ministri Shala, po ashtu tha se MKRS-japo punon intensivisht në krijimin e kushteve të përgjithshme për avancimin, afirmimin dhe integrimin e sportit kosovar në planin ndërkombëtar.