Milano peshkon në Porto për sulmin

 

Skuadra e Milani ka nisur projektin për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Sipas mediave apenine, drejtuesit e Milanit i kanë vënë syrin sulmuesit të Portos, Xhekson Martinez.
Qendërsulmuesi 28-vjeçar te Porto ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, ku në 34 takime ka realizuar 26 gola. Përveç zhdërvjelltësisë në fushë, ai dallohet për teknikën e madhe.
Për sulmuesin kolumbian janë të interesuara edhe Arsenali, Tottenhemi, Bayerni etj., dhe Milanin e pret një “derbi” në transferimin Martinez, kartoni i të cilit vlerësohet 30 milion euro.