Milano dhe Lacio fitojnë si mysafirë

Milano ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Palermos. Skuadra e Pipo Inzagit ka shënuar fitore me rezultat 2-1 me golat e Alesio Cercit dhe Jeremy Menez. Golin e vetëm për Palermon e shënoi Dybala nga pika e bardhë.
Edhe Lacio ka shënuar fitore si mysafire duke bërë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve duke mposhtur Cagliarin me rezultat 1-3. Golat për Lacion i shënuan Klose, Biglia dhe Parolo.
Pas javës së 29, Lazio ka 55 pikë në vend të tretë, kurse Milano ka 41 pikë në vend të tetë./DrenicaPress/