Milani merr vendim për Donnarumman

Gigi Donaruma ka refuzuar të nënshkruaj kontratë të re, dhe sipas mediave italiane, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella do tw vendos nëse tinejxheri do të luaj ose do të rrijë në bankë rezervë, ngase sipas drejtorit sportiv, Massimiliano Mirabelli, Donaruma nuk do të shitet gjatë kësaj vere.

“Donnarumma është një kampion i madh, një djal i mirë dhe futbollist i Milanit. Për sezonin e ri, ai me siguri do të luaj me ne”.

“Është trajneri që merr vendimet, dhe ai vendos se kush do të luaj e kush do të ulet në stol”, ka thënë Mirabelli për SportItalia./Drenicapress/

 
Loading...