Milani afër marrëveshjes më sulmuesin e njohur (FOTO)

Milani s’ka të ndalur në transferimin e lojtarëve. Pas bujës që bëri me transferimin e mbrojtësit Leo Bonucci nga Juve, Milani është afër marrëveshjes me Realin për sulmuesin Alvaro Morata.

Sipas gazetës italiane, La Gazeta Dello Sport, Milani i ka ofruar Realit 70 milion euro për sulmuesin spanjoll.

Ish-lojtari i Juventusit do të përfitoj në sezon 10 milion euro.

Nëse realizohet ky transferim, do të ishte i dhjeti për Realin këtë sezon./Drenicapress.info/