Milaim Zeka: Matematikat e PDK’së dhe LDK’së nuk kanë dalë kërkah

Milaim Zeka ka shkruar se në një vend demokratik, partitë si PDK e LDK mund të votojnë qeverinë e  Ramush Haradinaj dhe të mbesin në opozitë, pasi që kjo do të ishte në të mirën e të dy partive dhe të Kosovës.

Zeka ka shkruar se matematikat e të dy partive kanë dështuar, pasi të dy partitë kanë prit numër më të madh të deputetëve në Parlament.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Milaim Zekës.

PDK-ja dhe LDK eja ma mire ne opozite

Matematikat e PDK se dhe te LDK se, nuk kane dale bash kerkah, ne baze te informacioneve qe po vijne nga kutite e votimit. PDK -ja, ka llogaritur, qe ne kete parlament, te dal me minimum 37-41 deputet. Edhe LDK eja ka synuar shume me shume.

Tani qe po dalin rezultatet, ne nje vend demokratik, per hire te votes se popullit, keto dy parti munde ta votojne Qeverine e Ramush Haradinajt, por te mbesin ne opozite. Ky veprim, ne radhe te pare do te ishte ne te miren e Kosoves, pastaj ne te miren e ketyre dy partive, pasiqe kur nje njeri ka marramendje, i duhet nje pushim, per ta rimarre veten.

Nga analizat e listave qe kam bere, te pakten jane 40 kandidat te listes se VV, te cilet vijne nga radhet e PDK se. Keta njerez, te cilet kane qene aktivist te devoteshem te kesaj partive, normal qe me vete e kane marre edhe votuesin e tyre.

Edhe votimi aqe masovik per Vjosa Osmanin, po edhe per Dritonin e Lumirin, jane thjeshte shprehje e denimit, dhe ndeshkmit te politikes se Isa Mustafes. Per dallim nga antaresia e PDK se qe masovikisht kaloi ne VV, elektorati i LDK se e ndeshkoi ekzekutivin e partise, duke i votuar ata te cilet ishin kunder Isa Mustafes, i cili do te ngelet ne historin e kesa partie, si arcitekti i shkaterrimit te saje!!! /Drenica Press/