Milaim Zeka fyen rëndë Ramiz Lladrovcin (VIDEO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka adresuar fjalë të rënda ndaj kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilin ka shkëmbyer akuza të forta gjatë 24 orëve të fundit.

Zeka e ka quajtur budalla të parin e Drenasit, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

“Ramiz Lladrovci është sinonimi i budallakisë më të rëndë të një njeriu shqiptar”, është shprehur Zeka.

Deputeti i Nismës i ka kërkuar ballafaqim televiziv kryetarit të Drenasit/Express/

 

Lexo tjetër  Fethullah Gulen flet për CNN: Ja çfarë thotë ai për grusht shtetin në Turqi (Video)