Milaim Zeka: 3 lajme të mira për Kosovën

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka shkruar se Kosovën po e presin tri lajme të mira.

Lajmi i parë sipas Zekës është se javën qe vjen zhbllokohen institucionet e Kosovës. Zgjedhet Kryesia e Parlamentit. Deri më tani dy kandidatura të mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Dërguti nga VV-ja. PAN-i po pret të përzgjedhe në mes Kadri Veselit dhe meje. Unë e propozojë Kadrinë.

Lajmi i dytë është qëndrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi që nuk është rrobot politik, po njeri racional, që shikon interesat e Kosovës, pastaj të AKR-së.

Lajmi i tretë i mirë, është kandidati për kryetar të Prishtinës, Arber Vllahiu. Njeri me një bagazh të jashtëzakonshëm. Lum ai qytet që e ka fatin me pas një kryetar të tillë. /Drenica Press/