Mijëra shqiptarë nga Evropa, i’a mësyjnë Prishtinës për protestën e të mërkurës

 

Zhvillimet dramatike në Kosovë, eksodi dhe protestat në Prishtinë, me mjaft shqetësim dhe dhimbje po i ndjekin edhe shqiptarët në Perëndim. Si rezultat, mbi 20 aeroplanë, qindra autobusë e vetura plot me shqiptarë, nga Zvicra dhe vendet e BE-së, ja kanë mësyrë Prishtinës, për protestën e së mërkurës.
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka kontaktuar me shoqata mërgimtarësh në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë…, si dhe agjenci të fluturimeve në Prishtinë dhe Shkup, nga të cilat ka mësuar se vetëm gjatë vikendit të fundit në drejtim të Prishtinës dhe Shkupit kanë arritur mbi 20 aeroplanë nga Zvicra dhe vendet perëndimore të mbushur plot me shqiptarë.
Pyetjes sonë se pse ky interesim i madh, meqë nuk është kohë e pushimeve, ata janë përgjigjur se shumica e tyre kanë ardhur nga Zvicra dhe vendet perëndimore për t’iu bashkëngjitur dhe për t’u solidarizuar me protestën e së mërkurës në Prishtinë. Ata kanë pohuar se edhe ata janë pjesë e Kosovës dhe çdo e mirë e çdo e keqe nuk mund të ndodhë pa ta. Përveç aeroplanëve nga Perëndimi, në drejtim të Prishtinës janë nisur dje dhe sot edhe qindra vetura dhe autobusë me bashkatdhetarë, numri i të cilëve mund të sillet mbi 10 mijë veta.

 

 
Loading...