Migrimi pa dëshirë

/// Shkruan: Redona Shala  ///

“Nëse një ditë të humbet interesimi (nuk ja dinë vlerën asaj që ke,të iken nga dora).

Që nga fillimi deri në fund do ta trajtoj temën sociale për rininë, ikjen e saj nga vendi, e duke migruar dikund larg për një jetë më të mirë.

Fushatat  politike, premtimet pa fund, mos realizimi i tyre, mbyllja e fabrikave ndërmarrjeve prodhuese, ku të rinjët do të punonin në vendin e vet, u mbyllën pa shpresen se një ditë do të bëhet më mirë.

Migrimet tek ne filluan qysh herët, dhe njejt vazhdon edhe sot, kur Evropa është me hermetike se kurrë ndaj nesh.

E kjo mbyllje hermetike si duket do të vazhdoj edhe për shumë kohë, derisa vendi ynë t’i përmbush së paku dy kritere:

-Demarkacionin

-Korrupsionin

Pa u zhytur thellë, e para që është demarkacioni, e për këtë të dyten e dijmë fare mirë se sa e veshtirë është t’i ikim temës edhe shmangies.

Kur po them t’i shmangim, nuk e kam fjalën për popullin, por për disa ose shumë “njerëz të mëdhenjë” që akoma snuk u ngopën me djersën e popullit të vet.

Kur një i ri ose e re merr rrugen e migrimit e dij fare mire se me çfarë do ballafaqohet.

Kosova ka shumë problem financiare, cilesohët si njëra nga shtetët me të varfëra në Ballkan, ku sigurimi i një vende pune është i vështir, me shumë se sa mendohet, pa marr parasysh se çfarë kualifikimi ke, e në disa vende edhe punsimi bëhët me baza partiake, ose me anen e ndonjë farefisi, edhe pjesa tjeter e të rinjëve mbetët në rrugë.

Kur të rinjët mbesin në rrugë, dhe pa ndonjë shpres në Kosovë, atherer rruga e vetme e një jete me të mire është migrimi, e ku tjeter perveq shtetëve përendimore.

Lexo tjetër  Shqipëria është europiane, Vangjel Dule prostitutë greke

Pritjet e gjata para Ambasadave për një vizë me muaj të tërë, merzisin të rinjët tanë,here here kjo pritje edhe nuk ja vlen.

Disa të rinjë migrimin e shfrytezojne për shkollim, e disa të tj erë për të mbetur gjithmonë jasht Kosoves.

Përiudha me kritike e largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së ishte prej tetorit 2014.

Sipas shifrave zyrtare të agjensisë se statistikave gjatë përiudhes 6 mujare, rreth 75,000 qytetarë.kan migruar në BE.

Rruga kryesore e migrimit të kosovarëve drejt BE-së ishte perms Serbisë, përkatesisht qytetit të Subotices, ku ishin të përqendruar rrjetët e kondrabanduesve që bënin transportin e migrandve prej atje drejt Hungarisë.

Ky studim tregon që as autoritetët përkatse serbe nuk ishin të gatshme të luftojnë kontrabanden dhe se ishin në dijeni të funksionimit të këtyre grupeve deri të momentin kur kjo çeshtje mori përmasa alarmante.

Kosova çdo ditç e me shumë po mbetët pa ardhmerine e saj, pa rininë, ne çdo ditë me duart tona po e largojm rininë e duke ja bërë Evropës shumë dhurata me shumë vlerë, e duke e lene Kosovën pa të ardhme.

Me të është shqetsuese ,kur ne fare mire e dijmë se sa me vlerë është rinia jonë.

Kosova gjithmonë u cilesua si vendi me popullsine me të re, e me të shendetshme në Ballkan. Poletikanët nga verbëria për tu bërë akoma me të pasur, si duket e kan harruar fare rinine tone (e kan hequr nga sistemi).

Pushtetarë hapeni syte dhe veshët . Zgjohuni nga lakmia për pushtet, mundohuni të krijoni hapsira për të rinjët , mos na lejoni të ikim nga vendi yne, mos e lereni Kosovën pa të ardhme , mos na largoni me duart e jueaja nga Kosova që ne enderruam , mos i bëni anjë vendi të Botes dhurata pa deshirën tone,e për interest tuaja