Miftari: Lladrovci po vazhdon me shkeljen e ligjit (FOTO)

Kandidati për asamble komunale nga radhët e “Vizionit për Drenasin”, Avni Miftari në një postim të bërë në rrjetin social facebook ka kritikuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, për shkeljen e ligjit, raporton Drenicapress.info.

Sipas Miftarit, Lladrovci kundëligjshëm për fushatë po e përdor makinën zyrtare.

Reagimi i Avni Miftarit:

Kryetari Lladrovci vazhdon me shkeljen e ligjit.
Pas fushatës së jashtëligjshme dje,me arsimtarë e drejtorë shkollash,ai vazhdon edhe sot
Ditë e dielë dhe makina zyrtare e komunës së Drenasit nis fushatën e sotme(me shefat ) në restaurantin “Kristal” në Komoran.
Keqpërdorim i taksave tona.
Jo gjatë,deri më 22 tetor dhe nuk do të keqpërdoret më buxheti i komunës.
Stop keqpërdorimit.
Stop politizimit të shkollave.

Fotografia e Avni Miftari

Fotografia e Avni Miftari

Fotografia e Avni Miftari