Mësuesja s’di çfarë të bëjë! Ja se ç’ndodh në shkollën në Durrës

Në momentin kur shkolla ka rreth një muaj që ka nisur, pamje të turpshme vijnë nga një institucion arsimor në qytetin e Durrësit, ku tregohet gjendja e mjerueshme e një klase.

Nxënësit i kanë bërë një shaka të hidhur mësueses së tyre, duke i lënë të vendosur provizorisht derën e klasës, e cila ishte mjaft e lëvizshme.

Në momentin që mësuesja hyn brenda, shtyn derën dhe ajo bie e gjitha në tokë. Mësuesja ngel e shtangur, ndërsa nxënësit nuk dinë ç’të bëjnë, të qeshin a të mbajnë seriozitetin.

Kjo është gjendja në një prej klasave të shkollës 9-vjeçare “Marie Kaculini” në qytetin e Durrësit, ku deri në dimër pritet që nxënësit të marrin ftomë të rëndë në këto ambiente mësimore.

Ndërkohë, Lindita Nikolla vijon të flasë me superlativa për arritjet e saj në sistemin arsimor si dhe reformën në arsim./joq