Messi: Nuk ngopemi vetëm me La Ligan

 

Lionel Messi i ka dërguar “selame” Atletico Bilbaos dhe Juvnetusit, se ai ka synim edhe fitimin e Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

“La Liga është shumë e rëndësishme, kampionati është gjithmonë mirënjohja më e mirë”, shkroi Messi në Facebook.

“Por, kjo skuadër është e mrekullueshme dhe dëshirojmë edhe më shumë këtë vit”, u shpreh ai.