Messi këtë vit e merr “Topin e Artë”

Gerard Pike lavdëron Juventusin, por nga ana tjetër paralajmëron juventinët se do të jetë Barça që do të marrë Championsin, ndonëse shanset e janë të barabarta. “Ky sezon ka qenë shumë pozitiv në aspektin personal. E ndjej që e kam ndihmuar ekipin në këtë sezon fantastik. Gjithsesi, në fund do ta kuptojmë sesa ia ka vlejtur. Vetëm kur ta fitojmë matematikisht titullin, mund të themi që e kemi arritur objektivin.Jemi një ekip më i pjekur dhe që mund t’i përballojmë më mirë situatat e vështira. Ndoshta nuk kemi më 70 apo 80% të kontrollit të topit, por jemi më të drejtpërdrejtë sepse kemi në sulm tre lojtarë të jashtëzakonshëm.

Në finale do të përballemi me Juven, një skuadër që besoj se e ka merituar të jetë aty ku është. Nuk mund të them se jemi favoritë, për mendimin tim shanse janë 50 dhe 50. Fakti që do të përballemi me një skuadër që ka eliminuar Borusian e Dortmundit. Monakonë dhe Realin e Madridit. A do të më pëlqente një finale me Realin? Para së të tërhiqem nga futbolli do të doja të luajë një finale Championsi me “Los Blancos”, ka mbyllur Pike. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës Lionel Mesi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e tij dhe kjo duket se do ta ndihmojë për ta fituar për herë të pestë “Topin e Artë”.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport.es”, gjeniu argjentinas ka marrë një plus të madh nga eliminimi i Real Madridit dhe Ronaldos nga Liga e Kampionëve dhe rruga e tij tani është hapur për çmimin më të madh personal për lojtarët. Mesi me Barcelonën e tij është në garë për La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa mund ta ketë rivalë francezin Paul Pogba, i cili me Juventusin është shpallur kampionë në Itali, është në finale të Kupës së Italisë dhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë që në Itali ai që përgëzoi juventinët ishte Antonio Konte. Ish-trajneri i Juventusit ka folur me superlativa për trajnerin Alegri. “Dua të përgëzoj Juventusin për objektivin e arritur falë një punë të shkëlqyer të Masimiliano Alegrit, futbollistëve dhe drejtuesve. Duhet të jemi krenarë për rrugëtimin e klubeve të Serisë A në nivelin ndërkombëtar. Napoli dhe Fiorentina edhe pse nuk arritën në finale të Europa League, kanë kontribuar me rezultatet e tyre që Italia të rreshtohet mes vendeve me futbollin më cilësor”, është shprehur ai.