Mësoni cilat sëmundje parandalon konsumimi i dredhëzës

Në përgjithësi, ngrënia e shumë frutave dhe zarzavateve ul rrezikun e sëmundjeve. Konsumimi i luleshtrydheve, veçanërisht në sezonin e tyre, është shumë i dobishëm për të gjithë ata që kanë probleme me: Zemrën: konsumi i rregullt i frutave me përmbajtje të lartë anthokianine ul rrezikun e atakut kardiak me 32 për qind.

Artritin: falë përmbajtjes së lartë të kuersitinës, luleshtrydhet përbëjnë një antiinflamator natyral. Sëmundje tumorale: luleshtrydhet përmbajnë antioksidues që neutralizojnë agjentët kancerogjenë dhe ulin inflamacionin. Hipertensionin: përmbajtja e lartë e elektrolitit kalium normalizon tensionin e lartë.

Kapsllëkun: luleshtrydhet ndihmojnë në zbutjen e feçeve, sepse përmbajnë fibra dhe ujë. Diabetin: në saje të indeksit glicemik të ulët, personat që vuajnë nga diabeti mund t’i konsumojnë pa problem. Depresionin: për shkak se përmbajnë acid folik, luleshtrydhet janë një zgjedhje e shëndetshme edhe për biokiminë e trurit tonë. Kolesterolin: konsumi i përditshëm i luleshtrydheve ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të yndyrës në gjak.