Mesfushori kosovar i dhuron fanellën e tij Ramiz Lladrovcit (FOTO)

 

Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Drenasit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka ndarë mirënjohje për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala, i cili edhe ka qëndruar në shumicën e aktiviteteve të organizuar për shënimin e kësaj dite.

Kryetari Lladrovci ka thënë se këtë mirënjohje i dorëzon bashkëvendësit, Herolind Shala për kontributin e dhënë në sensibilizimin e futbollit në arenat ndërkombëtare.

Kurse, mesfushori i njohur i reprezentacionit të Kosovës, Herolind Shala i ka dhuruar fanelën e tij, kryetarit Lladrovci.

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Fotografia e Komuna e Drenasit

Lexo tjetër  Në kulme, në stadium, në “mal”, Peja plot “Intelektualë” (FOTO)