Merr fund ëndërra, Drenica eliminohet nga Kupa e Kosovës

KF Drenica është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi është mposhtur nga Llapi me rezultat të thellë 4-1.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të llapjanëve prej 1-0, ku Drenica provonte me kundërsulme të shënonte.

Pjesa e dytë ishte fatale për skuadrën nga Skënderaj duke pësuar edhe tre gola tjerë. Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Armend Abazi në fund të takimit.

Kështu Drenica eliminohet nga Kupa dhe në këtë mënyrë merr fund ëndërra për ta fituar këtë trofe dhe marrja pjesë për kualifikime për Europa League./Drenicapress.info/