Merkel, Hollande e Renzi takohen për unitetin evropian

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë do të takohen të hënën për të diskutuar mënyrat se si të mbajnë të bashkuar projektin evropian.

Do të jetë ky takimi i dytë i liderëve të tri ekonomive më të mëdha të Eurozonës, prejse Britania e Madhe ka vendosur të largohet nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit.

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, do të mirëpresë në një ishull në brigjet e Napolit kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, François Hollande.

Zyrtarët në Bruksel dhe Berlin druajnë se largimi i Britanisë nga blloku mund të nxisë referendum në Holandë – njërin nga anëtarët themelues të BE-së – për dalje ose mbetje në këtë bllok.

“E hëna synon të tregojë unitetin e tre vendeve më të mëdha në Evropë, por jo të krijojë një klub të veçantë”, tha një burim francez, citon Reuters.

Lexo tjetër  Dy nxënës të gjimnazit të Drenasit përfitojnë bursa për Finlandë