“Mein Kampf” vitin e ardhshëm nëpër librari

Libri do të dalë në janar të vitit 2016. Botimi i rishikuar do të ketë afër 800 faqe dhe 5000 komente origjinale të historianëve. Tani për tani nuk dihet se sa do të kushtojë.
Manifesti politik i liderit nazist Adolf Hitlerit ” Mein Kampf ” do të dalë vitin e ardhshëm me një botim të ri, kritik dhe të ndryshuar, raportojnë mediat gjermane.
Instituti gjerman për Historinë Bashkëkohore njoftoi se do të botojë përsëri njërin nga librat më të diskutuar në botë.
Libri do të dalë në janar të vitit 2016. Botimi i rishikuar do të ketë afër 800 faqe dhe 5000 komente origjinale të historianëve. Tani për tani nuk dihet se sa do të kushtojë.
Projekti i ribotimit të librit të Hitlerit është qe disa vjet. Shteti gjerman federal i Bavarisë që posedon të drejtën e autorit deri në funt të vitit ka përkrahur iniciativën e historianëve dhe ka dhënë një subvencion prej 500 mijë eurosh.
Por më vonë Bavaria e ka hequr subvencionin pas protestave të viktimave të Holokaustit.
Historianë tjerë mendojnë se botimi i :Mein Kampf” me komente është mnëyrë më e mirë e luftës kundër mistifikimit të asaj kohe.
Mediat botërore kanë njoftuar se ndalimi i asaj pjese sot është e pamenduar sepse “Mein Kampf” ka dalë edhe jashtë vendit përfshirë edhe Izraelin dhe lehtë mund të gjendet teksti integral në internet apo edhe në librari. / KultPlus.com