Mediet serbe: Stërgjyshi i Thaçit ishte serb

Mediet në Serbi kanë filluar të shkruajnë për, siç thonë ata, stërgjyshin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Për të thonë se fillimisht ishte klerik ortodoks, e më pas u konvertua në fenë myslimane.

Kleriku ortodoks, Radoslav Daniloviq, i cili u kthye në fenë islame në fillim të shekullit 20 dhe e ndërroi emrin e tij në Jusuf, nuk është as më pak e as më shumë se një stërgjysh i kryeministrit të Republikës së vetëshpallur të Kosovës, Hashim Thaçi”, shkruan media serbe “Vestinet.rs”, transmeton Express.

Media thotë se ekziston një dokument që e vërteton lidhjen e Hashim Thaçit me Jusuf Thaçin. Për këtë dokument, ata thonë se gjendet në bibliotekën e manastirit Hilandar, që daton nga 1898, nga manastiri Sokolica.

“Pranimi i Islamit ndodhi pasi Jusuf Thaçi u martua me një grua myslimane shqiptare nga fshati Çiçevicë”, shkruan media serbe.

Gruaja me të cilën media pretendon se stërgjyshi i Presidentit Thaçi u martua, thonë se ka vdekur në lindjen e fëmijës së saj të parë.

“Edhe me një shqiptare tjetër, e cila ishte nga Glogovci, stërgjyshi i Hashim Thaçit kishte katër fëmijë të tjerë”, transmeton Express medien serbe.

Media thotë se Jusuf Thaçi arriti t’i konvertojë shumicën e famullitarëve të tij në fenë islame, duke pretenduar të rifitonte autoritet fetar në Skenderaj, pretendon media e Serbisë.

“Deri në fund të jetës së tij në vitin 1929, ai nuk pati sukses në këtë drejtim”.