Mediat serbe: Fitorja e Shqipërisë na e vështirëson jetën

Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë 2:1.
Gazeta ‘Blic’, ka vënë një titull interesant. “Kthimi i Shqipërisë për katër minuta, ia vështirësoi jetën Serbisë”, thuhet në titullin e njërit prej mediumeve më të mëdha serbe, raporton Gazetaolle.com.
Ndërkohë, ‘sportske.net’ kishte këtë titull: “Problem për serbët, fitore e re e Shqipërisë”.
Serbia nëse humb nga Portugalia, ndan vendin e fundit në grup me Armeninë, me nga vetëm një pikë.