Mediat italiane: Pogba i përket Barcelonës

 

Sipas mediave italiane, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka zgjedhur Barcelonën, për të vazhduar karrierën nga sezoni i ri.
Juventusi do të përfitoj nga shitja e Pogbas 80 milion euro, plus do ta ketë në dispozicion edhe 6 muaj në skuadër deri më 1 janar 2016, kur dhe i skadon dënimi Barcelonës për transferime.
Për talentin e Juves, janë të interesuara klubet më të mëdha evropiane, por Pogbas dhe Juves si duket do t’i pëlqej oferta e Barcelonës./DrenicaPress/