Mediat Italiane: 5 shqiptarë të plagosur nga tërmeti

Gazeta italiane “La Repubblica” ka raportuar se nga tërmeti 6.2 ballë i cili ka rënë mëngjesin e sotëm në Italinë qendrore janë plagosur edhe 5 shqiptarë. Më tej mediat italiane bëjnë me dije se janë dërguar me helikopter 9 të plagosur drejt spitalit “Gemelli” në Romë.

Gjithashtu thuhet se një grua shqiptare me këmbë të thyer është futur në sallë të operacionit. Fatmirësisht asnjëri prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.

Lexo tjetër  Drenas, fshati Çikatovë bëhet me ndrçim publik (FOTO)