Mediat e huaja tallen me gëzimin e lojtarëve tanë pas fitores

Amir Rrahmani me të “drejtë” ia ndalë në gjysmë intervistën Armend Thaqit.


Përfaqësuesja e Kosova dhuroi spektakël në minutat e fundit, duke fituar 4:3 ndaj Letonisë, në miqësoren e parë të luajtur në Kosovë, pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Djemtë tanë kthyen rezultatin katër herë, duke marrë një fitore të madhe falë golit të Besar Halimit në minutën 90.

Elbsan Rashani, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat tjerë.

Megjithatë, duke mos e kuptuar rëndësinë që kishte për ne kjo fitore, mediat e huaja kanë nisur të tallen me gëzimin e lojtarëve të Kosovës.

“Kosova na kujton nganjëherë se sa të rëndësishme janë miqësoret ndërkombëtare”, është titulli i “joe.co.uk”, raporton “GazetaOlle.com”.

Ata pasqyrojnë me video gëzimin e madh të lojtarëve tanë, të cilët shpërthyen pas golit të katërt.