Më në fund Presidenti Thaçi siguron një takim jashtë shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka siguruar më një fund një takim jashtë shtetit. Ai do t’i shkojë në vizitë në Ankara homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi do ta vizitojë Erdoganin në Ankara javën e ardhshme, ka bërë të ditur vetë ky i fundit, në një konferencë për media, bashkë me homologun e tij nga Shqipëria, Bujar Nishani, që këto ditë po qëndron në vizitë në Turqi, raporton Gazeta Express.

“Do të vazhdojë përkrahja jonë për njohjen e shtetit të Kosovës. Javën e ardhshme Presidenti i Kosovës do të jetë mysafiri im”, ka thënë Erdogan.

“Siç ka thënë edhe Mustafa Kemal Ataturk, ne e duam popullin shqiptar. I njohim si vëllezër dhe nuk i shohim te largët nga ne”, është shprehur presidenti i Turqisë. /Express/