Më në fund largohet Jabllanoviq

Më në fund largohet Jabllanoviq këtë e ka bërë të ditur Kryeministri Isa Mustafa para pak çastesh në një konferencë të jashtëzakonshme për media e ka bërë publik vendimin për largimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.

“Nga sot mund të them se ministri Jabllanoviq nuk është më pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kërkesa për shkarkimin e Jabllanoviqit kishte ardhur pasi që ky i fundit i pati quajtur “egërsira” nënat gjakovare që nuk lejuan pelegrinët serbë të vizitonin kishën e këtij qyteti më 7 janar.

 
Loading...