Më në fund Chiellini zbulon sekretin se si ta ndalojë Suarezin

Giorgio Chiellini ka folur para finales së Championsit.

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka folur para sfidës finale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Italiani deklaroi se e di sekretin për të ndalur treshen shkatërruese të katalunsave, Leo Messi, Neymar dhe Luis Suarez.

“Nuk mund t’i ndalësh në mënyrë individuale Messin, Neymarin dhe Suarezin”, u shpreh Chiellini.

“Mënyra e vetme për t’i ndalur ata është si skuadër”, shtoi tutje italiani.