Me kaq ndjkës në Istagram ju bëheni milioner

Instagrami është bërë një rrjet social shumë i ndjekur. Ndoshta nuk e dinit por nëpërmjet tij mund të bëheni edhe një milioner.  Mediakix ka publikuar disa të dhëna ku tregohet se  “Instagrami”gjeneron afërsisht 500 milionë dollarë dhe do të shkojë deri në 5-10 miliardë dollarë në vitin 2020.

Për t’u bërë të pasur me anë të këtij rrjeti social duhet të keni 50,000 deri në 200,000 ndjekës. Këto para nuk shkojnë vetëm për personat e famshëm, por edhe tek ata përdorues të Instagram-it që kanë nga 50,000 deri në 200,000 ndjekës, të cilët po marrin një pjesë shumë të mirë të këtyre fitimeve.

Ka shumë  njerëz dhe çifte të cilët fitojnë mijëra para vetëm me një foto që postojnë. Nëse mendoni që mund t’ia arrini edhe ju, iu këshillojmë ta provoni./CityNews