Me i marrë lakmi xhematit të xhamisë së Plluzhinës së Skenderajt, për çdo iftar së bashku (FOTO)

Xhamia e fshatit Plluzhinë, sipas të dhënave konsiderohet si xhamia më e vjetër në Komunën e Skenderajt. Ajo daton që nga viti 1666, duke qenë në të kaluarën një xhami që xhemati i saj shtrihej deri në qytetin e Istogut. Por në ditët e sotme xhemati i kësaj xhamie është për çdo lakmi, për organizimin vllazëror që kanë mes vete.

Tashmë është bërë traditë që iftarët gjatë muajin të shenjtë të Ramazanit t’i presin së bashku gjithë xhemati i xhamisë, i gjithë ky organizim bëhet me të hollat e këtij xhemati, të cilët tani e tri vite vazhdojnë këtë traditë të nisur nga hoxha i kësaj xhamie Sadik Hoxha.

Sipas faqes së kësaj xhamie, vetëm gjatë këtij ramazani deri më tani janë shtruar 20 iftare dhe do të vazhdojnë edhe në iftaret tjerë.

Jo rastësisht, mysafirët që vijnë në iftarët që shtron xhemati i kësaj xhamie me të hollat e tyre, fjalët e para të tyre janë “me ju marrë lakmi”.

Përveç iftareve që shtrohen, në këtë xhami bëhet edhe grumbullimi i të hollave dhe artikujve ushqimorë për familjet nevojtare, ku gjatë viteve të kaluara janë grumbulluar mbi 20 mijë kilogram miell e qindra pako ushqimore për familjet e varfëra.

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

Fotografia e Xhamia e Plluzhinës

 

 

Lexo tjetër  Flasin albanologet serbe: Njerëzit janë të njëjtë, me gjuhë të ndryshme