Më 1935 për 36 ditë në këmbë udhëtoi me fëmiun e vetëm-djalin 3 vjeçar nga Kosova në Edrene të Turqisë

Shkruan: Driton Kelmendi/Turqi
Shqiptarët si popull kanë shumë  histori për të rrëfyer. Si popull kemi kaluar shumë peripeti të dhimbshme, por  kemi mbijetuar. Pjesë  e këtyre peripetive është edhe Ramadan Maliqi (Ramazan Oz Aksaray, siq njihet në Kayseri-Turqi) nga fshati Zajqec i Komunës së Kamenices. Ramadani një malësor dhe me një ekonomi mesatare, kishte mulli te ujit në atë kohë,  gjendje ekonomike e kënaqshme e cila nuk kishte arsyje për të emigruar, mirëpo, në atë kohë kishte qenë një sëmundje e cila,  gruan dhe femijët tjerë ia kishte rrëmbyer. Pra, Ramadanit I kishte mbetur vetëm një  femijë gjalle, Muharremi 3 vjecar.  Prap kjo nuk ishte arsyja që ai migroi, por në atë kohë Ramadani në mospajtueshmëri me pushtetin e Mbretrisë Serbo-Kroato-Sllovene, e plagosë një zyrtarë të  administratës shtetërore-Komunës dhe në këtë përleshje plagoset në muskulin e këmbës së djathtë, dhe nga kjo ngjarje me femiun e vetëm 3 vjecar Muharremin, marrin rrugën e migrimit në drejtim të Turqisë. Ramadani së bashku me djalin apo fëmiun e vetëm 3 vjecar në krahë për 36 ditë në këmbë mbërrinë në KIRKLARELI, një vend mes Edrenes dhe Detit të Zi në Turqi, aty vendosen në një kamp me të emigruar nga Ballkani dhe qendrojnë 2 vite, në kamp arrinë ta mësoj gjuhën turke dhe gjithashtu djali I tij (njëkohësishtë ) mëson gjuhën turke. Pas 2 viteve nga aty kalon në Stamboll, dhe institucionet  e atëhershme për emigrantët e dergojn në qytezen FELAHYE nën administrimin komunal të qytetit të KAYSERISË në brendësi të Anadollit. Qyteti I Kayserisë  është dikund 700 km largë nga Stambolli në drejtim të Jug-Lindjes së Turqisë,por gjendet në brendësi të Anadollit. Ramadani në qytetin e Felahisë ka jetuar me djalin  e tij Muharremin (të vetëm) dhe pa asnjë shqiptarë afër. Në qytet ka pasur të emigruar nga Selaniku-Greqia. Ramadani pas një kohe martohet, por nga kjo martesë nuk kishte fëmijë. Ramadani me cilësi shqiptari aty kaloi shumë mirë, dhe në Felahiye kishte ekonomi mesatare, ishte marrur me vreshtari dhe nga rrushi kishte përgatitur Pekmez për shitje, kishte qenë njohës I mirë I llogaritjeve matematikore tregtare (meq në fashtin e tij Zajqec kishte mulli të ujit) kjo I ka ndihmuar të dominoj në bërjen tregti-llogari në vendin ku është migruar. Ramadani në Kosovë kishte edhe dy vllezër të tjerë Lahin dhe Ahmetin. Lahi kishte bërë përpjekje të emigroi në Turqi por ka përfunduar në Shkup, pra pasardhësit  e tij jetojn në një fshat të Shkupit, ndërsa pasardhësit e Ahmetit jetojnë në Vranjevc-Prishtinë. Ramadanin e kishte vizituar vllau I tij Lahi ne vitin 1965. Për Ramadanin siç tregojnë nipat  e tij, ishte një gëzim shumë I madhe, pasiqë  30 viteve pas, takohet me vëllaun e tij, e që vite të cilat edhe gjuhën shqipe kishte filluar ta harrojë . Ramadani vdes në vitin 1970 dhe në gurin e varrit të tij shenon,” Ramazan ARNAUT”, ishte krenar me vendlindjen  e tij. Ramadan Maliqi pas vetës lë djalin e tij Muharremin,  të cilin e kishte edukuar dhe arsimuar mjaftueshëm për kohën, Muharremi kishte një shkollim mestara ,e që ky shkollim I ka mundësuar të punoj në Departamentin e Ekonomisë dhe Finanacave të Komunës se Felahye-s në zyrën për Tatime dhe Pagesa, kjo punë I ka ofruar jetë komode dhe mundësi për shkollim dhe avansim të fëmijeve të tij. Muharremi I cili ishte martuar me Azbiyen (Azbiya e emigruar nga Selaniku), pas vetës lanë  8 femijë, 5 vajza e 3 djem: Rexhep (ka punuar polic-tani në pension), Fatma (ka punuar Meteorologe-tani në pension), Hava (jeton në Gjermani), Shaban ( ka punuar me pozitë të mirë në ushtri,tash-I vdekur), Fazilet, Emine, Ramazan Malik (Inxhinjer I Bujqësisë, ka jetuar disa vite edhe në Evropë, një kohë ka punuar edhe  si inxhinier në Komunën e Kayserisë, tani mirret me dizajnet dhe përgatitjet e parqeve, ka firmë të vetën dhe është përgjegjës në firmën e tij private, me ekonomi shumë të mirë). Zahide.
Pasardhësit e Muharremit jetojnë në qytetin e Kayserisë I cili është qender regjionale, këtu kanë mbiemrin ÖZ SAKARYA. Kayseri ka një milion e dyqindë mijë banorë, në këtë qytet janë edhe 4 fshatra komplet me shqiptarë: ENDURLUK, OZVATAN, GESI, INXHESU, pra këta jan  shqiptar nga Çamëria. Për arsye të kohës nuk arrita ti vizitojë këto fshatëra, por besojm se një ditë do të bëjmë vizitë dhe të shifemi e të bisedojmë për së afërmi me vëllezërit tanë nga ÇAMËRIA.
Integrimi I Ramadanit dhe djalit të tij Muharremit është për tu gëzuar, për këtë janë kombinuar cilësitë e tyre të vendlindjes dhe vendosmeritë si dhe mundesitë e shtetit turkë, pra I vetëm, pa asnjë lidhje dhe ndihmesë dhe me integrim të kënaqëshëm ku dihet si ka qenë gjendja politike, ekonomike dhe sociale  e Turqisë në atë kohë. Pasardhësit e Ramadanit dhe Muharremit janë me integrim dhe ekonomi të mirë, asnjëri prej tyre as edhe një fjalë shqipe nuk e dinin. Ne bëmë vizite familjare, nusja ime I ka kusherinjë të afert, u gëzuan shumë dhe u mundonin ta shprehnin mallin për vendlindjen e gjyshit dhe babait  me ato pak informata per Kosovën. Premtuan se, gjatë veres do bëjnë  vizitë në Kosovë që të njoftohen me vendlindjen e të parëve të tyre.
Mars, 2015 Konya/Turqi, (Autori Driton Kelmendi nga Lipjani është student në Doktoraturë në Universitetin e Selçukut, Fakulteti I Edukimit/ Dega  Histori / Periudha Osmane – Konya/Turqi)